Sfidë Amerikës/ Kina lëshon “raketat shkatërrimtare”!

29/08/2020 14:13

Kina lëshoi një seri raketash balistike në Detin e Kinës Kugore këtë javë sipas zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, si pjesë e një përshkallëzimi të stërvitjeve të saj ushtarake të shtrira në mijëra milje përgjatë vijës bregdetare të vendit, teksa tensionet me Washingtonin rreth ujërave të diskutueshem, vazhdojnë të shtohen.

Pekini pretendon pothuajse të gjithë Detin e gjerë të Kinës së Jugut si territorin e tij sovran dhe ka shtuar këto vitet e fundit përpjekjet për ta shtrirë dominimin e tij mbi ujërat e pasura me burime të shumta, duke transformuar edhe një varg shkëmbinj nënujorë e barrierash koralore në ishuj artificialë të fortifikuar dhe duke rritur aktivitetin e vet detar në rajon.

Ambiciet territoriale të Kinës kundërshtohen nga të paktën pesë vende të tjera dhe janë refuzuar plotësisht nga SHBA-ja që deklaron se pretendimet e Pekinit janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Një zyrtar amerikan i mbrojtjes i tha CNN se ushtria kineze nisi së fundi katër raketa me rreze të mesme veprimi nga territori i Kinës. Të ashtëquajturat “raketat shkatërrimtare” dhe manovrat e tjera të fundit ushtarake në rajon, Pentagoni i përshkruan si “vazhdim të një serie të gjatë veprimesh të pekinit që synojnë avansimin e pretendimeve të paligjshme detare” në dëm të vendeve fqinjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA