Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka komentuar rreth debatit për pozitën e presidentit.
Selmanaj përmes llogarisë së tij të Facebook-ut, thotë se zgjedhja e presidentit varet nga deputetët e Aelancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Sipas tij presidenti është i zgjedhur dhe se sipas tij një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojnë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.
“Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të. Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim”, shkroi Selmanaj.
Ai, tutje tregon se shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.
“Pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës”, përfundoi deputeti Selmanaj.
Top Channel