Sanksionet ndaj Turqisë/ Dendias: Sukses për Greqinë

29/08/2020 13:10

Për herë të parë ministrat e Jashtëm të BE po mendojnë të ngrenë sanksione kundër Ankarasë për shkak të kërkimeve për gaz dhe naftë në Mesdhe.

Me Bjellorusinë BE tregohet e përmbajtur. Njoftimi i Joseph Borell se BE në takimin e ardhshëm pas tre javësh në Bruksel do të konsultohet për sanksione kundër Turqisë, po shihet si kthesë e fortë në politikën e BEdhe si një sukses diplomatik i Greqisë dhe Qipros. Të dyja vendet kishin kërkuar sanksione për shkak të kërkimeve testuese për gaz të Turqisë në Mesdhe dhe prezencën e anijeve luftarake turke. ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias u shpreh I kënaqur „Ky nuk është sukses vetëm për Greqinë, por për të gjithë BE.

Ne gjendemi në pjesën juglindore të Mesdheut para agresioneve turke, që shkelin të drejtën ndërkombëtare dhe atë detare. (…) Nëse Turqia nuk kthehet tek arsyeja, dialogu dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare, atëherë në rend të ditës vijnë sanksionet”, u shpreh ai për DË. “Nëse anijet luftarake turke radarin orientues për goditje e drejtojnë tek fregatat greke apo franceze, sa e rrezikshme është vërtet gjendja? Franca pas një incidenti të tillë dërgoi anije luftarake në Egjeun lindor.

“Problemi është se Turqia nuk i njeh kufijtë, ata janë e drejta ndërkombëtare dhe ajo detare. Duhet të tregohet limiti. Turqia duhet të kuptojë, se nuk mund të jetojë kështu pa njohur të drejtën ndërkombëtare. Kjo është e rrezikshme, jo vetëm për rajonin, por për të gjithë botën”, tha Dendias. Borrell theksoi se mund të veprohet kundër personave të caktuar, kundër pasurisë, si anijet, mund t’i ndalohet Turqisë përdorimi i porteve europiane apo qasja në teknologji dhe furnizim. Por para së të arrihet deri këtu, Borrell si edhe ministri i Jashtëm gjerman, Maas theksuan, se duhet të kërkohet edhe njëherë rruga diplomatike për arritjen e një ujdie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA