24/05 15:52
E ardhmja e Armando Sadikut me shumë gjasa do të jetë në ligën e parë turke.
Mediat turke raportojnë se është arritur akordi mes bomberit të kombëtares kuqezi dhe klubit të Samsunspor që këtë vit u ngjit në kategorinë e dytë të futbollit turk dhe synon rikthimin e menjëhershëm në elitë aty ku luante para disa vitesh.
Mediat në Turqi e bëjnë fakt të kryer transferimin e Sadikut me parametër zero te Samsunspor. Në ligën e parë turke Sadiku do të ketë si rival shokun e tij në kombëtare Sokol Cikalleshi që luan me Akhisarspor por edhe Gentian Selmanin e David Domgjonin që aktivizohen te Menemenspor.
Top Channel