Policia shpërndan protestën në Berlin kundër kufizimeve të Covid-19

29/08/2020 20:35

Policia gjermane tha sot se ka ndaluar marshimin e rreth 20 000 refuzuesve të koronavirusit pasi ata nuk po zbatonin rregullat e distancimit social.

Protesta masive kundër kufizimeve të koronavirusit ishte lejuar të kryhej megjithë betejën e gjatë ligjore që i parapriu.

Por sapo ajo nisi në Portën e Brandenburg në qendër të Berlinit, u ndalua me një urdhër të policisë.

“Distanca sociale minimale nuk u respektua nga shumica e demonstruesve megjithë kërkesat e përsëritura, prandaj nuk kishim opsion tjetër përveç shpërndarjes së grumbullimit”, deklaruan autoritetet.

Pas dhënies së njoftimit demonstruesit nisën të brohorisnin: “Resistencë” dhe “Ne jemi populli”, një slogan i përdorur shpesh nga e djathta radikale, si dhe duke kënduar himnin gjerman.

Shefja e policisë së Berlinit, Barbara Slowik, kishte paralajmëruar se nëse demonstruesit nuk zbatojnë rregullat e virusit policia do të spastronte hapësirat, madje dhe duke përdorur forcën.

Masa shkaktoi zemërim mes organizatorëve dhe mbështetësve të tyre që mbushën rrjetet sociale me mesazhe të zemëruara ku zotoheshin të protestonin gjithsesi, dhe disa të tjerë që bënin thirrje për dhunë.

Deri pak para demonstratës gjykata administrative e Berlin mbështeti organizatorët duke thënë se mund të ruhet rregullat e distancimit.

Rreth 3,000 oficerë policie duke përfshirë 1000 të forcave federale ishin dislokuar në vend, të shoqëruar me mjete të rënda përfshirë dhe pompa uji.

Koronavirusi vazhdon të jetë prezent në Gjermani dhe kancelarja Angela Merkel tha dje se konfrontimi me sëmundjen mund të bëhet më sfidues në muajt e vjeshtës e dimrit.

FOTO GALERI
2/3
Por sapo protesta nisi në Portën e Brandenburg në qendër të Berlinit, u ndalua me një urdhër të policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA