Një aksident rrugor është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të fshatit Dishnicë. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Si pasojë e këtij aksidenti është bllokuar aksi rrugor Korçë-Kapshticë. Policia ndodhet në vendngjarje për të orientuar automjetet e tjera në një rrugë dytësore, si dhe për të zbuluar më tepër rreth shkaqeve të këtij aksidenti.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë fshatit Dishnicë, janë përfshirë në një aksident tre automjete, konkretisht mjeti tip “Hyundai” me drejtues shtetasin O. A; mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin V. K; dhe mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin I. A.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Hyundai”, shtetasi O. A., i cili u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Nga ana e Policisë po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA