Xhami Uzuni nga Kavaja, pretendon se i kanë zaptuar pronën me pa të drejtë. Kjo tokë në zemër të Kavajës rezulton e familjes Uzuni që prej vitit 1912, pavarësisht kësaj ai pronën e tij e gëzon vetëm në letra pasi mbi të me lejë të bashkisë së Kavajës ka shkuar fadroma për të ndritur një pallat 8 katësh.
Xhami Uzuni: Jam me dokumenta kadastre që në vitin 1912. Po në këtë vend kam pas lokalin prej 30 vjetësh. Ish kryetari i bashkisë Elvis Roshi e prishi. Vendosi ta bënte trotuar, pikërisht ku është fadroma, më pas kënd lojërash për fëmijë. Më pas erdhi kryetari i bashkisë Isa Sakja, i kërkuam atij që të ndërtonim diçka në tokën tonë si gjithë të tjerët; mirë që nuk na e dha por edhe na mashtroi. Ky person tokën tonë ia dha 65% pronarit nga Tirana 35% bashkisë. Këto lëvizje i bëri dy muaj para se të ikte.
Këtë padrejtësi familja Uzuni ia paraqet dhe drejtorisë së përgjithshme të kadastrës, e cila deri më tani nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Xhami Uzuni: Unë i kam çuar një letër z. Lame nga sot e kësaj dite nuk ka marë asnjë përgjigje. Kërkoj nga shteti që të vijë ta shoh këtë problem.
Heshtja e institucioneve shtetërorë i ka dhënë guximin palës kundërshtarë të kërcënojë më jetë familjen Uzuni.
Xhami Uzuni: Pronarët e firmës RENIS.SHPK më kërkojnë që të tërhiqem që të vazhdojnë punët rehat. Këta më kërcënojnë më jetë më thonë do ta shkul zemrën prej vendi dhe do t’i fus plumbin.
Duke mos gjetur asnjë zgjidhje nga drejtoria e kadastrës, Xhami Uzuni ka trokitur në derën e Ambasadës Amerikanë për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Xhami Uzuni: Projekti që kemi këtu përballë është projekti i firmës RENIS SHPK . Ky projekt më cenon mua direkt më ka hyrë mua në pronën time nga këtu deri më këtu. Kam shkuar deri tek ambasada amerikane të më marri në mbrojte pasi jam në rrezik për jetën.
E gjithë kjo situatë e rrezikshme për familjen e vjetër të Kavajës ndodh për shkak të kaosit dhe rrëmujës në zyrat e hipotekave në Shqipëri, kaosi ka vetëm një qëllim vjedhjen e pronave.
Top Channel