Një stuhi e fuqishme ka goditur Milanon mbrëmjen e së premtes duke shkaktuar dëme të mëdha sidomos në zonën veriore të qytetit.
Rreziku që kjo situatë të vazhdojë dhe gjatë fundjavës, është Iilarte thonë mediat vendase. Erërat kanë qenë aq të forta sa kanë rrëzuar pemë, kanë shkulur billborde dhe catinë e një shtëpie pushimi, «Pastor Angelicus», e nga furia e stuhisë janë shkatërruar dhe automjetete sipas Corriere della Sera. Skuadrat e zjarrfikësve kanë ndërhyrë në disa situata duke pastruar deri edhe rrugët nga pemët dhe degët e thyera.
Parashikimet janë që kjo fazë moti ekstrem të vazhdojë për disa ditë, me rrezik të shtuar stuhish të tjera, përmbytjesh dhe breshëri. Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin portokalli për disa pjesë të Lombardisë, si dhe për Bolzanon, Piemonten dhe Ligurian, ku parashikohen reshje të dendura shiu, bresher dhe erëra të dhunshme. Temperaturat mund të kenë rënie të fortë deri në 10 gradë. Moti I keq e goditi Lombardinë që pasditen e së premtes, sidomos rajonin e Brescianos, ku shirat e menjëhershëm të rrëmbyeshëm I gjetën banorët të papërgatitur, e u bllokuan autostrada dhe rrugë urbane.
Top Channel