Një aksident rrugor është shënuar në Korçë, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Këmbësori,shtetasi A.B., 50-vjeç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit për veprime të mëtejshme.
Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 29.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr. 17, ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur shtetasin A. B., rreth 50 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.
Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Top Channel