Shqiptari Dorjan Cera, është dënuar me 7 vite e 8 muaj  heqje lirie në Londër për shkak se akuzohet për vrasjen e një shoferi autobusi dhe plagosjen e 14 pasagjerëve.

Aksidenti tragjik ndodhi në Sevenoaks Road në Orpington, në jug-lindje të Londrës, ku shoferi i autobusit Kenneth Matcham gjeti vdekjen në vend.

Sipas mediave angleze, 20-vjeçari shqiptar është një tregtar i dënuar droge dhe në momentin e përplasjes po ngiste makinën keq.

Gjykata dëgjoi se Cera kishte mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria në moshën 15 vjeçare dhe kishte kërkuar azil pa sukses dhe që nga ajo kohë jetonte si emigrant i paligjshëm.

20-vjeçari, i cili nuk kishte asnjë sigurim ose licencë, po ngiste një Skoda Octavia të zezë që e mori në ngarkim duke përdorur dokumente false argumentoi gjykata.

Ndikimi i përplasjes e detyroi autobusin në korsinë e gabuar, duke bërë që të përplaset me një autobus tjetër që udhëtonte në drejtim të kundërt,

Cera gjithashtu pranoi shtatë akuza të tjera për shkaktimin e dëmtimit nga drejtimi i rrezikshëm, të pa licencuarit dhe të pasiguruarit dhe mbajtjen e një dokumenti identiteti me qëllim jo të duhur.

Ai testoi pozitiv për kokainën gjatë një testi droge në rrugë, por një test i mëpasshëm i gjakut ishte negativ.

Cera ishte pa licencë në kohën e përplasjes, pasi ishte dënuar me dy vjet burgim në Shtator 2018 për posedim me qëllim të furnizimit të drogave të klasit A.

Paramjit Ahluëalia, duke u munduar të lehtësojë akuzat, tha se Cera ishte diagnostikuar me çrregullim stresi post-traumatik dhe episodet depresive pas përplasjes dhe po tregonte pendim.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA