Putin nuk e zgjat më, gati të cojë trupa në Bjellorusi!

28/08/2020 02:33

Neutraliteti i Vlamir Putin nuk zgjati shumë. Shefi i Kremlinit deklaroi se është i gatshëm t`i sigurojë asistencë ushtarake apo ndihmë të çdo lloji tjeter liderit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, edhe pse situata sipas tij, ende nuk e paraqet nevojën e një lëvizjeje të tillë.

Në një deklaratë që me siguri do të rezonojë fort në Bruksel duke shqetësuar liderët ë BE-së që i kanë bërë thirrje Lukashenkos të negocjojë më opozitën, e jo të përpiqet ta shtypë atë, Putin tha se njerezit e tij do të nisen në mbështetje të presidentit bjellorus në momentin që ngërçi në vend përshkallëzohet.

‘Lukashenko më kërkoi të krijojmë një lloj rezerve agjentësh të zbatimit të ligjit dhe unë e kam bërë një gjë të tillë. Megjithatë, ramë dakort që ajo të përdoret vetëm në rast se situata del jashtë kontrollit’- tha Putin.

Kreu i shtetit rus nuk sqaroi se numrin e personave të përfshirë në këtë grupim e as llojin e agjensive ligjzbatuese nga të cilat vijnë ata. Deri tani, Lukashenko ka përdorur më shumë forcat policore elitë si dhe disa njësi speciale ushtarake. Ai ia ka kërkuar hapur Putini ndërhyrjen ushtarake ruse, duke i përshkruar protestat e fundit në vend kundër sundimit të tij si pjesë e një komploti të NATO-s për të përçarë Bjellorusinë. Së fundi, Lukashenko akuzoi Poloninë se po nis një “luftë hibride” kundër vendit të tij dhe se synon t` shkëpuse një pjesë territori.

Top Channel