Pas 44 vjetësh lirohet nga burgu amerikani që kërkonte prej fillimit pafajësinë nga përdhunimi

28/08/2020 21:35

Ronnie Long, një i burgosur nga Karolina e Veriut në SHBA është liruar më në fund nga burgu pasi protestonte për pafajësinë e tij prej më shumë se katër dekadash.

Autoritetet pranuan më në fund anullimin e fajësisë së tij për një përdhunim në vitin 1976.
Long tha se avokatët e tij kishin luftuar për këtë moment prej kohësh.

“Jam pa fjalë,” tha Long për mediat. “Është e mrekullueshme, nuk ka më mirë. E vlerësoj shumë mbështetjen që kam marrë”. Long tha se ishte i emocionuar të takonte anëtarët e rinj të familjes së tij që kishin lindur gjatë kohës që ishte prapa hekurave.

“Kam nipër e mbesa që nuk më njohin fare”, tha Long duke shtuar se asnjëherë nuk e kishte humbur shpresën se një ditë do të lirohej.

“Do të shijoj çdo minutë të jetës që më ka mbetur. Ata nuk do të mbyllin më kurrë,” shtoi ai.

Tre nga gjykatësit federalë të apelit thanë dje se besonin se Long është i pafajshëm dhe se me dënimin ishin shkelur të drejtat e tij.

Gjykatësit thanë se çështja do të mbyllej bazuar në atë që ata quanin “keqmenaxhin ekstrem dhe i vazhdueshem nga policia” — ku përfshiheshin dhe testet laboratotike që tregonin se Long “nuk lidhej në asnjë mënyrë me skenën e krimit.”

Një juri me anëtarë të bardhë shpalli Long fajtor për përdhunim ne 1976 por ai ka pretenduar prej atëherë pafajësine e tij.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA