Në një vit tragjedish, brigjet e Evropës po shohin disa nga skenat më shokuese; trupa që dalin në breg ndërkohë që familje të dëshpëruara ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në kërkim të një strehe të sigurt.
Koronavirusi ka bërë që vende si Tunizia të përballen me vështirësi të mëdha ekonomike dhe papunësi, ndërsa të tjerë, përfshirë Libinë, po përballen me pasojat e luftës. Kjo ka bërë që të rriten udhëtimet e rrezikshme në det të emigrantëve, drejt vendeve si Italia dhe Malta. Mbërritjet në Evropën juglindore janë rritur e kryesojnë të ardhurit nga Siria, ndjekur nga Maroku dhe Iraku.
Por reagimet evropiane shpesh kanë qenë të ashpra. Organizatat humanitare thonë se kthimet prapa në kufijtë e vendeve si Greqia, mungesa e shpëtuesve në det në Mesdhe dhe karantina e pritshme, kanë ndezur sfida të mëdha. Dhe e gjithë kjo ndodh në një kohë kur lëvizja është më e vështirë dhe më e rrezikshme për shkak të kufizimit të udhëtimeve, mbylljes së trajektoreve të transportit dhe kufizimit të punës së qendrave pritëse. Javën e kaluar, një burrë u gjet i vdekur në plazhin Sangatte, afër Kalesë.
Po të njëjtën ditë, 45 emigrantë u mbytën pranë brigjeve libiane. Ndërkohë ishulli italian i Lampeduzës ka parë ndërkohë një rritje të barkave me klandestinë nga Tunizia.
Top Channel