Pandemia Covid-19/ Greqia shtyn masat kufizuese, kufijtë vazhdojnë të jenë të mbyllur deri më …
28/08/2020 17:27
Greqia vendosi që të shtyjë edhe për 14 ditë masat kufizuese të vendosura për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Deri në datën 15 shtator do të vazhdojnë të jenë të mbyllura kufijtë me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut.
Mbeten në fuqi kufizimet në numrin e udhëtarëve nga pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshtocës (750 persona në ditë Kakavija dhe 300 Kapshtica)
Mbetet në fuqi karantinimi 7 ditor për personat që hynë në vend nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Mbetet në fuqi detyrimi për te treguar test pcr negativ i kryer brenda 72 orëve nga hyrja në Greqi.
Gjithashtu mbetet në fuqi ndalimi për hyrjen e turistëve nga Shqipëria deri në datën 15 shtator.
Top Channel