Ushtria izraelite bëri të ditur se avionët e saj luftarakë dhe tanket shënjestruan pozicionet e Hamasit herët mëngjesin e sotëm në Rripin e bllokuar të Gazës.

Në një postim në Twitter thuhet se ushtria sulmoi objektivat e Hamasit në Gaza në përgjigje të balonave me flakë të lëshuara nga palestinezët në Gaza përtej kufirit me Izraelin.

Sipas burimeve palestineze, avionët izraelitë goditën një pozicion dhe pikë vëzhgimi që i përkiste Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahut të armatosur të grupit palestinez të rezistencës Hamas, në Gaza dhe Rafah.

Ushtria izraelite pretendoi në Twitter se gjashtë raketa u shkrepën nga Gaza në Izrael.

Nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Top Channel