Gjykata e Lartë e Izraelit vendosi dje se një koloni vendbanimesh izraelite në Bregun Perëndimor janë ndërtuar në tokë private palestineze prandaj duhet të hiqen.
Gjykata pranoi peticionin nga ankimuesit palestinezë, që ishte refuzuar nga gjykata e rrethit në 2018, e cila kishte njohur pretendimin e banorëve të rinj për tokën, edhe pse ajo ishte në pronësi të palestinezëve.
Vendimi i mëparshëm bazohej në një ligj izraelit që thoshte se gabimet ligjore në transaksione mund të jenë të vlefshme nëse janë bërë “në vullnet të mirë”.
Kolonitë e krijuara 20 vjet më parë në kodrat me pamje nga lugina e lumit Jordan, Mitzpe Kramim strehojnë rreth 40 familje.
Gjykata u dha autoriteteve 36 muaj kohë për të gjetur strehim alternativ për banorët.
Shumica e vendeve të botës i konsideron të paligjshme të gjitha kolonitë izraelite të ndërtuara në tokë të pushtuar palestineze pas luftës së vitit 1967.
Izraeli dhe SHBA e refuzojnë këtë.
Rreth 450,000 kolonizatorë izraelitë jetojnë tashmë në territorin e Palestinës mes rreth 3 milionë vendasve. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shtyu planet e aneksimit të disa pjesëve të pushtuara te Bregut Perëndimor këtë muaj, si pjesë e marreveshjes së normalizimit me Emiratet e Bashkuara Arabe.
Top Channel