Kancelarja Angela Merkel dhe 16 liderët rajonalë ranë dakort të kufizojnë tubimet private dhe publike e të nisin gjobat. Kush gjendet pa maskë në dyqane dhe transportin publik, do të paguajë të paktën 50 euro, ndërsa do të ketë kufizime edhe për grumbullimet e vogla.

Gjermania ka përjetuar një rritje të infeksioneve këto kohë, ç’ka po shihet me shqetësim nga autoritetet vendase. Numrat e përditshme të rasteve janë rritur në nivele të cilat nuk ishin parë më që prej fundit të prillit.

Për këtë situatë, fajësohen pjesërisht festimet lokale, por edhe pushuesit që kanë lëvizur jashtë kufijve. Tashmë fokusi nuk do të jetë më thjesht tek testimi falas në aeroport i udhëtarëve që vijnë nga rajonet e rrezikuara, por edhe tek karantinimi i tyre. Zyrtarët e shëndetësise theksojnë po kështu se neglizhenca po kthehet në një problem madhor, duke iu referuar këtu personave që kanë reshtur së zbatuari rregullat e higjenës dhe distancimit social.

Në 1 gusht, rreth 20,000 vetë demonstruan në vend kundër masave shtetërore të marra me qëllim frenimin e koronavirusit dhe në atë rast, asnjë detyrim higjene nuk u mor parasysh.

Top Channel