FOTO + VIDEO/ Shpërthen jahti! Gruaja “fluturon” disa metra në ajër, burri hidhet në ujë dhe…

28/08/2020 20:57

Momente paniku janë regjistruar në portin e Ponzas në Itali.

Një jaht i vogël ka shpërthyer teksa po mbushej me karburant, e si pasojë gruaja që ndodhej mbi të ka “fluturuar” disa metra në ajër e më pas ka përfunduar në det.

Gjithashtu për t’i shpëtuar një dëmtimi të mundshëm, edhe punonjësi i portit i cili po mbushte me karburant jahtin, është hedhur në ujë. Fatmirësisht veç dëmeve materiale raportohet se askush nuk u lëndua nga ky incident, shkruan “Daily Mail”. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni pamjet.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel