Liu Xuliang lëkundet kërcënueshëm sikur të ishte duke u përgatitur për një kacafytje pas shumë gotash alkool.
Por ai në fakt është krejt esëll dhe është një ekspert i artit të lashtë marcial kinez të njohur si boksi i pijanecëve. Nuk ka shifra të sakta por Liu vlerëson, se përjashtuar ata në shkollat e arteve marciale, rreth 1 mijë vetë në kinë praktikojnë zui quan, ose boksin e pijanecëve. 24-vjeçari ulet poshtë, ndalon, më pas hidhet lart, lëkundet dhe godet…
Në lëvizje që duken si të pakontrolluara por që në fakt janë tërësisht të tilla, Liu më pas tërhiqet, anohet mbrapsht dhe bie poshtë, pa lëvizur e me krahët e hapur.
“Një praktikues i boksit të pijanecëve është si një i dehur por në fakt është shumë esëll”, thotë Liu, “boksi i pijanecëve është shumë argëtues por edhe agresiv, lëvizjet e tij të boksit janë shumë të qarta”.
Origjina e këtij arti marcial nuk është e qartë por mendohet se mund të ketë lindur si rezultat i fabulës të tetë të pavdekshmëve të dehur në mitologjinë kineze. Liu, është ekspert në disa arte marciale dhe ka filluar të interesohet për boksin e pijanecëve pasi kishte parë “Mjeshtrin e dehur”, një film të Jackie Chan, në vitet 1978.
Top Channel