Këto janë pamjet tragjike të rrëzimit nga pema të një punëtori të bashkisë Berat. 46-vjeçari, Shkëlqim Metkaj ashtu siç shihet në ekran ka qenë duke sharruar një peme e cila ishte disa vjeçare dhe rrezikonte të thyhej duke rrezikuar edhe kalimtarët.
Por siç ndiqet edhe nga pamjet në momentin e prerjes, punëtori nuk ka mundur dot të mbajë ekuilibrin së bashku me sharrën elektrike në dore dhe është rrëzuar.
Kolegët e tij kanë vapruar për ta ndihmuar dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Beratit, por ai nuk ka mundur dot të shpëtojë. Punëtori kishte marrë goditje të rënda në kokë dhe në trup dhe plagët e tij ishin tepër të rënda.
Policia tha se do të kryejë hetimet për këtë ngjarje, pavarësisht se provat në vendin e ngjarjes krijojnë idenë e humbjes së jetës nga pakujdesia. Çështja kaloi në organin e hetimit të qytetit jugor.
Top Channel