Berat, pa masa mbrojtjeje në punë/ Rrëzimi për vdekje i punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë, arrestohet 31-vjeçari
28/08/2020 12:08
Një 31-vjeçar, me detyrë inxhinier pyjesh ka rënë në prangat e policisë në Berat.
Bëhet fjalër për shtetasin K.B, banues në lagjen Uznovë, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi nuk ka marrë masat e mbrojtjes në punë për punëtorët si dhe nuk ka qenë prezent gjatë punës ku u rrëzua punonjësi i Drejtorisë së Bujqësisë pranë Bashkisë Berat, i cili ndërroi jetë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.
Top Channel