Zbulohet qyteti antik! Aty ku sipas Biblës, Jezusi kreu disa nga mrekullitë e tij…

27/08/2020 09:22

Një fshat shumë i vjetër, i cili duket se është përmendur gjerësisht dhe në Bibël si vendi ku Jezusi kreu disa nga mrekullitë e tij më të mëdha është zbuluar prej një grup arkeologësh nga universiteti i Nebraskës.

Zbulimi i rëndësishëm është bërë pranë detit të Galilesë dhe në Bibël vendi njihet si Bethsaida. Ky fshat ishte shtëpia e dishepujve Pjetër dhe Filip dhe në këtë vend Jezusi, sipas asaj që thuhet në Librin e Shenjtë, i dërguar i Zotit ushqeu 5000 persona, eci në ujë apo kreu mrekullinë që i ktheu shikim një të verbri.

Arkeologët kanë punuar për më shumë se 32 vite për të gjetur fshatin e humbur, i cili në Bibël thuhet se u mallkua me shkatërrim pasi rezidentët e tij nuk kërkuan falje për mëkatet e tyre pavarësisht mrekullive të Jezusit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA