Vend “fantazmë”/ Pamje nga rrugët e boshatisura, qyteti australian 3 javë në izolim prej koronavirusit

27/08/2020 10:29

Rritja e rasteve të reja me koronavirus në Melbourne të Australisë solli sërish frikën tek autoritetet për mundësinë e përhapjes në përmasa të mëdha të pandemisë dhe për këtë arsye ata nxorën një urdhër për një tjetër izolim që kësaj radhe do të zgjasë 3 javë.

I konsideruar si epiqendra e pandemisë, Melburne ka të aplikuara masa shumë të forta që parashikojnë ndalim të qarkullimit në orare të caktuara, mbylljen e shkollave, numër të kufizuar personash nga një familje për të bërë pazar dhe ndalimin e grumbullimeve.

Në galerinë e mëposhtme mund të shihet qartë impakti që ka shkaktuar kjo pandemi në një nga qytetet më të mëdha të Australisë.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel