“Si dy adoleshentë të dashuruar”, Brad Pitt kapet mat me të dashurën 29 vite më të re (FOTO)

27/08/2020 10:55

Aktori i famshëm, Brad Pitt, është fotografuar të mërkurën teksa mbërrinte në aeroportin francez “Le Castellet” me modelen gjermane, Nicole Poturalski.

56-vjeçari dhe bukuroshja që besohet të jetë 27 vjeçe u larguan me një avion privat nga aeroporti i Los Angeles në Charles de Gaulle.

Ylli i ekranit, i cili hodhi poshtë zërat se kishte nisur një romancë me aktoren e njohur, Alia Shawkat, më herët gjatë vitit, mendohet se aktualisht po qëndron në Chateau Miraval, një rezidencë që e bleu 67 milionë dollarë në vitin 2011 me ish-bashkëshorte, Angelina Jolie.

Ylli i “Hollywood”-it u shfaq me një maskë në fytyrë si dhe me një kapele në kokë. Ai mbante veshur një palë pantallona jeshil si dhe bluzë me mëngë të shkurtra.

Ndërkohë një burim ka thënë për revistën OK! se para se ata të hipnin në avionin privat, janë parë teksa vepronin si “dy adoleshentë të dashuruar”.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel