Pamje të rralla të Shkodrës në periudhën e diktaturës u shfaqen pas një hulumtimi të studiuesit Ardian Ndreca, në kronikat e kinostudios “Shqipëria e Re”.

Një rikthim pas në kohe per publikun që përjetoi në formë kronologjike kronika që pasqyrojnë transformimet kulturale, industriale dhe shoqërore, në segmente dedikuar: Artit dhe kulturës/ Propagandës së regjimit / Sportit / Zhvillimit industrial / Shëndetësisë / Bujqësisë, zooteknikës dhe peshkimit por tashmë në një kendveshtrim tjeter, me sy kritik.

Kjo shfaqje e rralle erdhi në kuader të aktiviteteve të Shkodra Jazz Festival 2020 dhe Art House, qe kete vit kanë si moto të tërheqin vëmendjen drejt rëndësisë së ruajtjes së materialeve arkivale!

Top Channel