SHBA/ Këngëtari R. Kelly sulmohet në burg nga i burgosuri që “iu hodh sipër”

27/08/2020 19:59

Këngëtari amerikan R. Kelly raportohet se është sulmuar sot në burg nga një tjetër i burgosur, raportonte rrjeti TMZ.

Këngëtari i rrymës R’n’B mbetet në burgun Metropolitan në Chicago megjithse është deklaruar i fajshëm për dhjetra akuza përdhunimi e abuzimesh seksuale në Illinois, Minnesota e New York.

Mes akuzave përfshihet gjithashtu organizimi i një skeme furnizimi me vajza për seks.

Këngëtari akuzohet gjithashtu për seks të pambrojtur me një minorene në minor 2015 pa i treguar asaj që kishte sëmundjen seksualisht të transmetueshme ‘herpes’, sipas një padie të re ndaj tij të depozituar në mars.

Autoritetet kishin informuar rrjetin TMZ se Kelly po qëndronte në krevatin e tij në qeli kur një i burgosur i ishte hedhur sipër dhe ishte bërë i dhunshëm.
Nuk është e qartë sesi ndaloi përleshja por raportimet thonin se nuk kishte zgjatur shumë.

Burimet thonin TMZ se Kelly nuk pësoi plagë serioze.

Zhvillimi vjen disa javë pas arrestimit të gjithashtu disa bashkëpunëtorëve të Kelly, në krimet e tij.

Tre të akuzuarit e tjerë akuzohen për kërcënime, ngacmime dhe tentativë ryshfeti ndaj viktimave të krimeve seksuale të Kelly.
Avokatët e tij mohojnë akuzat.

FOTO GALERI
1/3
R. Kelly raportohet se është sulmuar sot në burg nga një tjetër i burgosur

Top Channel