Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 975.576, ndërsa bilanci i viktimave në 16.804.
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.711 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 975.576 ndërsa me 121 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 16.804.
Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 792.561 me 6.411 të shëruar në 24 orët e fundit.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është në 0,5 për qind dhe tek 23,6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 637 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 259.707 ndërsa me 12 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.776.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 295 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 35,4 milionë.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor.
Pasi më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia ka rifilluar në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Tanzaninë dhe Zvicrën.
Top Channel