Prag konfrontimi me SHBA/ Kina lëshon 4 raketa anti-aeroplanmbajtëse në detin e Jugut

27/08/2020 20:32

Ekspertët amerikanë thanë sot se lëshimet e 4 raketave masive nga luftanijet kineze në Detin e Kinës Jugore, shtojnë rrezikun e përplasjes ushtarake mjetet amerikane në rajon.

Lëshimi i raketa të fuqishme Dongfeng në territoret e kontestuara është një deklaratë force nga Pekini i cili ka thënë më parë se nuk frikësohet nga prania e marinës marinës amerikane në rajon.

Mes raketave të lëshuara ishin dhe mjetet “anti-aeroplanmbajtëse” DF-26B e DF-21D – në zonën mes rajonit jugor kinez Hainan dhe ishujve të kontestuar.
Vendi i rënies së raketave ishte deklaruar më parë i ndaluar nga Pekini.

Manovra vjen vetëm një ditë pasi një avion zbulues amerikan U-2, hyri në zonën e ndalim-fluturimit, në kohën kur flota kineze po kryente manovra zjarri në detin Bohai në brigjet veriore të Kinës.

Raketa gjigande DF-26 u lëshua nga provinca kineze Qinghai, dhe ka një rang prej 4,000km për të goditur objektiva në det.
Raketa tjetër DF-21D u ngrit nga provinca e Zhejiang në lindje.

Lidhjet diplomatike mes Pekinit e Uashingtonit janë të krisura prej luftës së ashpër tregtare dhe fajësimet e ndërsjellta për pandeminë e koronavirusit.

Eksperi amerikan Derek Grossman, tha se lëshimet e fundit vetëm shtojnë tensionet mes dy superfuqive .

“Nuk duket se SHBA ka gjasa të tërhiqet … pasi ka një përpjekje të të gjitha palëve të qeverisë për t’iu kundërvënë ambicieve të Kinës, si në rajon dhe globalisht, por një përplasje e mundshme ushtarake do të vijë vetëm prej keqllogaritjeve”.

Grossman shtoi: “Nëse Kina do të lëshonte një tjetër DF-21D që i afrohet aeroplanmbajtëseve amerikane situata do të përshkallëzohej shumë”.
Pentagoni tha se lëshimet ishin të paralajmëruara nga Pekini.

FOTO GALERI
1/4
Mes raketave të lëshuara ishin mjetet “anti-aeroplanmbajtëse” DF-26B e DF-21D

Top Channel