Pence sulmon Biden: Synon shkurtimin e fondeve policore

27/08/2020 21:02

Ndërkohë që SHBA është përfshirë nga trazira të reja racore, zëvendëspresidenti Mike Pence u tha votuesve “nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit,” duke sulmuar kandidatin demokrat për president se është partner i gatshëm i atyre që duan të shkurtojnë fondet për policinë.

“Joe Biden thotë se Amerika ka racizëm në sistem,” tha Pence në natën e tretë të Kuvendit Kombëtar Republikan. “Dhe se në radhët e forcave të rendit ka “paragjykime të brendshme” kundër pakicave. Dhe kur e pyesin nëse mbështet shkurtimin e fondeve për forcat e rendit, u përgjigj ‘Po, patjetër’,” shtoi ai.

Presidenti Donald Trump dhe shumë nga përkrahësit e tij e kanë akuzuar Biden se mbështet thirrjet e Lëvizjes Bcalk Lives Matter si dhe të grupimeve të tjera liberale për të anuluar fondet për repartet policore, një akuzë që kjo të cilën  Biden e ka hedhur poshtë. Por Pence u bazua në komente reale të rivalëve demokratë në zgjedhje se Joe Biden dhe Kamala Harris janë shprehur të hapur ndaj idesë për të reduktuar fondet për repartet policore dhe për të përdorur fondet e kursyera për agjenci komunitare që të angazhohen për të luftuar krimin.

Top Channel