Mbeti i bllokuar për dy ditë në ishullin grek, momenti kur turisti shpëtohet nga ekipi i shpëtimit (VIDEO)

27/08/2020 19:11

Një turist britanik, i cili ka mbetur i bllokuar për dy ditë në një grykë në ishullin grek Samothrasce, është shpëtuar mrekullisht.

Sipas mediave britanike, turisti ishte duke shëtitur së bashku me mikun e tij, një shtetas greko-danez, kur ra në grykën e thellë 10 metra. Miku i burrit, nuk kishte me vete asnjë mjet komunikimi dhe i alarmuar, nisi të kërkonte për persona të tjerë në ishull.

Për fat të mirë, ai u takua me një alpinist, i cili menjëherë telefonoi zjarrfikësit dhe më pas ato arritën të nxirrnin burrin nga gryka.

“Është një mrekulli që ky njeri jetoi pas një rënieje t tillë. Ne kërkuam për orë të tëra dhe më në fund e gjetëm. Ai ishte tejet i lodhur dhe i dehidratuar”, u shpreh komandanti i grupit të shpëtimit, Pentelis Theofandis.

Ndërkaq, menjëherë pas shpëtimit turisti është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Alexandropolis.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel