FOTO/ Ky është 17-vjeçari që ekzekutoi dy persona dhe plagosi një të tretë gjatë protestave në SHBA

27/08/2020 16:32

Një adoleshent në SHBA është dënuar për vrasjen e dy protestuesve në Wisconsin.

Në pamjet e bëra virale shikohen rrugë të tejmbushura me njerëz që protestojnë, për shkak se policia qëlloi shtatë herë me armë një person me ngjyrë. Ndërkohë në një moment, Kyle Rittenhouse, 17 vjeç qëlloi me armën tip “AR15”, dy protestues të cilët ndërruan jetë si pasojë e plumbave të marrë në kokë dhe gjoks.

Ndërkohë në lidhje me ngjarjen tragjike, ka reaguar dhe policia e cila tha:

“Dhuna dhe vrasjet që ndodhën në Kenosha mbrëmjen e kaluar janë të papranueshme. Duket sikur e ardhmja e tyre është komplet e shkatërruar dhe e vetmja gjë që i ka mbetur është dhuna”, u shpreh shefi i policisë, Josh Kaul.

Ndërkaq, raportohet se ndaj të miturit rëndojnë akuzat vrasje me dashje të shkallës së parë, shkruan “Daily Mail”.

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel