I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar disa fotografi të takimit me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuric.

Diplomati sllovak shkruan se ishte takuar paraprakisht me koordinatorët e Kosovës dhe Serbisë për të përfunduar çështjet që janë diskutuar në takimet e fundit.

“Para takimit të nivelit të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në fillim të shtatorit, u takova sërish me negociatorët/ koordinatorët në Bruksel për të përmbyllur çështjet e diskutuara gjatë takimeve të fundit”, ka shkruar Lajçak.

Sot në Bruksel u takuan sërish Kosova dhe Serbia në nivelin e ekspertëve të përfaqësuar nga Skender Hyseni dhe Marko Gjuric. Në kryeqytetin europian do të takohen në fillim të shtatorit Avdullah Hoti dhe Aleksander Vuçic për të vazhduar dialogun e niveli të lartë. Sakaq në 4 shtator, kryeministri kosovar dhe presidenti serb do të jenë në Washington me  ftesë të Këshilltarit për Siguri Kombëtare të SHBA-së, Robert O’Brien.

Top Channel