1.411 raste të reja me Covid-19 dhe 5 vdekje në Itali

27/08/2020 18:57

Ka vijuar edhe këtë të enjte numri i lartë i infeksioneve me koronavirus në Itali.

Në 24 orët e fundit në Itali ka pasur 1.411 raste të reja me Covid-19 nga 1,367 raste që ishin të mërkurën, në 94 mijë teste të kryera. Ndërkohë janë regjistruar 5 të vdekur, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 35.463.

225 pacientë u shëruan në 24 orët e fundit. Pacientët me kujdes intensiv u ulën (-2), por pacientët në repartet e tjera Covid-19 u rritën (+76).

Numri më i lartë i rasteve është regjistruar në Lombardi me 286 pozitive më shumë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve arriti në 263.949. Aktualisht raste aktive janë 21.932, një rritje prej 1,179 në 24 orë.

Të shëruarit janë 206,554, 225 vetëm në 24 orët e fundit.

Top Channel