Me 30 gusht në Malin e Zi, zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe pothuajse në një kohë nga Shqipëria dhe Kosova kanë shkuar mesazhe për votuesit atje. I pari ishte kryeministri Rama që me një video mesazh kërkon mbështetje për partinë e Milo Gjukanovicit.
“Nuk do e bëja këtë nëse nuk do e ndeja thellësisht lidhjen e veçantë midis dy vendeve vëllazërore, partive tona simotra, dhe e them për të gjithë ju nga ana ime dhe e Milo Gjukanovic, për rëndësinë e madhe që ka për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin, mbi vendimin që malazezët duhet të marrin në ditët që vijojnë. Do doja të flisja në gjuhën tuaj por di shumë pak, dua të falenderoj Milon që ekziston, jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Shqipërinë e Kosovën dhe të gjithë rajonin “
Kreu i qeverisë shqiptare, u ka bere bën thirrje qytetarëve fqinjë të votojnë për Gjukanovic në mënyrë që Mali i Zi të vazhdojë zhvillimin.
“Ajo që Milo ka bërë duhet të bëjë krenar çdo qytetar malazez, dhe t’i bëjë prindërit të ndihen të sigurt për fëmijët e tyre. Ai ka dhënë kontributin e çmuar për Malin e Zi në rrugën europiane. Mos bëni gati të bëni hapa prapa. Këto zgjedhje janë vendimtare për Malin e Zi. Nuk ka asnjë sot që ta çojë Malin e Zi përpara si Milo që e ka shpëtuar shumë herë. Votojeni që të vazhdojë punën e mrekullueshme që e ka bërë Malin e Zi të lulëzojë. Zoti bekoftë Malin e Zi në çdo hap”
Ndërsa presidenti Thaçi I kërkoi të gjithë shqiptarëve në malin e zi që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë. Ndërsa kryetari I partisë demokratike I kërkoi shqiptarëve të malit te zi që të votojnë për partitë shqiptare.
Top Channel