Slavia e Sofjes është kundërshtari me të cilët Kukësi do të përballet në 27 gusht dhe për drejtorin e klubit Nderim Nexhipi, verilindoret janë gati. Në Top Channel ai bën një analizë të rivaleve dhe jo vetëm.

“Do të jetë një ndeshje padyshim e vështirë pasi ekipi i Slavias së Sofjes ka kualitet duke qenë së bëhet fjalë për një ekip i cili ka vetëm një portier grek dhe gjithë të tjerët janë vendas. Skuadër që përbëhet nga lojtar të rinj me vetëm 5 ose 6 futbollistë me eksperiencë”- tha Nexhipi.

U përfol për një dënim nga ana e Uefës por pavarësisht fjalëve të ekipi i Kukësit çdo ditë prezantohen futbollistë. Si është situata, ju mundeni apo jo të kryeni merkato?

Të them të drejtën jam pak i mërzitur me gjithë këto lajme të kohëve të fundit. Nuk kemi probleme me merkaton dhe këtë e kemi treguar gjatë kësaj periudhe. Janë afruar lojtarë të rinj të cilët i gjithë opinioni të enjten do t’i shikojë nga minuta e parë në fushë, nuk e kuptoj pse shkruajnë. Kjo nuk është një gjë e mirë sepse ne duhet të jemi të fokusuar te ndeshja me Slavian dhe këtu flasin vetëm për merkaton tonë të bllokuar sipas tyre”- vijoi Nexhipi.

A do vijoni të afroni emra të tjerë në skuadër dhe në cilat reparte?

“Lojtarët e afruar deri tani i kemi parë me trajnerin tonë Gega, dhe gjithë repartet që mendojmë se kishim nevojë bëmë më të mirën për t’i sjell këtu. Merkatoja ende nuk është mbyllur por për këtë ndeshje tani i kemi futbollistët dhe grupin gati të plotë madje të gjithë jemi të kënaqur me grupin që kemi”- u shpreh drejtori i Kukësit.

Nderim, ditën që Safet Gjici pranoi se do afronte në skuadër Orges Shehin tha që nëse nuk del kampion do largohet dhe në fund kështu ndodhi. Po fati i Skendër Geges a varet nga Europa?

“Me trajnerin Gega kemi filluar një epokë të re, por të gjithë e dimë se puna e çdokujt varet nga rezultatet dhe sukseset”- tha Nexhipi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA