Tre shtetas nga Elbasani janë vënë nën prangat e policisë pasi drejtonin mjetet në gjende të dehur dhe pa leje drejtimi.
Të arrestuar janë shtetasi O.C., 28 vjeç dhe D.B., 62 vjeç, të dy drejtonin motoçikletën pa leje drejtimi ndërsa shtetasi J.K është kapur duke drejtuar automjetin në gjende të dehur.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
O.C., 28 vjeç, banues në fshatin Valas, Elbasan, dhe D.B., 62 vjeç, banues në fshatin Trojas, Belsh , pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.
J.K., 41 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Top Channel