Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Sipas njoftimit në Twitter të ministrit Dendias, mes tij dhe zotit Rama ka pas bisedime për marrëdheniet dypalëshe,por edhe lidhur me situatën në rajon. Burime diplomatike i thanë Top Channel se mes Ramës dhe Dendias u fol lidhur me rinisjen e bisedimeve për çështjet e hapura mes dy vendeve, ku padyshim në fokus të bisedës ka qënë deklarata e Athinës lidhur me zgjerimin e ujrave territoriale greke në 12 milje në detin jon.
Zgjerimi vijës bregdetare greke në Jon vjen mbas marrëveshjes që Athina kishte me Italinë lidhur me përcaktimin e vijës bregdetare mes dy vendeve dhe përcaktimin e zonës eksluzive ekonomike mes Athinës dhe Romës ne detin Jon.
Deklarata për shtrirjen e ujrave teritoriale në 12 milje, ishte paralajmëruar prej ish ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias gjatë dorëzimit të detyrës të ish-kryeministrit Aleksis Tsipras, madje ky vendim i Athinës, kishte marrë edhe aprovimin e Tiranës zyrtare, e cila shprehu dakortësinë e saj me një deklaratë të ish ministrit të jashtëm Ditmir Bushati, duke sqaruar se shtrirja e vijës bregdetare nga 6 në 12 milje, nuk prek aspakt hapësirën detare mes dy vendeve, pasi sipas zotit Bushati, mes Tiranës dhe Athinës, ishte dakordësuar të aplikohej parimi i vijës se mesit,ndaj zgjerimi në 12 milje atje ku kjo mundësohej në terren, ishte e drejtë e secilit prej vendeve tona.
Mes Greqisë dhe Shqipërisë ende nuk ka një marrëveshje për përcaktimin e vijës bregetare dhe zonës ekskluzive ekonomike, por udhëzues për një të tillë, sipas burimeve diplomatike greke, mund të shërbejë marrëveshja mes Greqisë dhe Italisë. Në çdo rast, burimet diplomatike greke,i thanë Top Channel se mes dy vendeve pritet të rinisë dialogu për çështjet e hapura mes dy vendeve, këtë herë nën udhezimet e krehut të qeverisë shqiptare Rama dhe homologut të tij grek Mitsotakis.
Nikos Dendias pati një bisedë telefonike të ngjashme edhe me homologune tij italian Luigi di Maio. Vlen të përmendet se të mërkurën parlamenti grek pritet të votojë ratifikimin e marrëveshjeve për demilitimit të ujrave dhe përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike mes Athinës dhe Egjiptit, si dhe marrëveshjen mes Greqise dhe Italisë.
Pikërisht këto marrëveshje kanë tensionuar ashpër marrëdheniet me fqinjin lindor të Greqisë, Turqinë, vend që pretendon sipërfaqje detare në zonën ishullore mes dy vendeve, por që Athina zyrtare thotë se këto hapësira janë përcaktuar me traktatin e Lozanës. Të dy vendet janë shumë pranë një përballje ushtarake, me Athinën zyrtare e cila paralajmëron se nuk do të tolerojë asnjë shkeje të integritetit të saj teritorial.
Top Channel