Ronaldinho është liruar nga arresti shtëpiak në Paraguai pas ndalimit që iu bë për mbajtjen e një pasaporte të falsifikuar.

Futbollisti brazilian bashkë më vëllain e tij qëndruan një muaj pas hekurave dhe katër muaj në arrest shtëpiak, të cilët e kryen në një hotel lukzos në kryeqytetin e Paraguait, Asuncion. Tani Ronaldinho dhe vëllai i tij janë të lirë por duhet të paguajnë një shumë për 200 mijë dollarësh.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që ylli brazilian ka probleme me policinë, por vihet re se probleme të tilla janë shtuar që pas tërheqjes nga futbolli në vitin 2015.

Ronaldinho ka një karrierë shumë të sukseshme në futboll. Në vitin 2002 fitoi Kupën e Botës me Brazilin. Me Barcelonën fitoi dy herë La Ligan dhe Champions League. Me Barcelonën shkëlqeu duke fituar edhe Topin e Artë. Ylli brazilian ka provuar edhe eksperienca të tjera si Milan dhe Paris Saint Germain.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA