Tragjike! Mbytet 26-vjeçari te Gjiri i Lalzit
25/08/2020 14:43
Një 26-vjeçar është mbytur ditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, ku 26-vjeçari, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 25.08.2020, rreth orës 14:15, tek Gjiri i Lalëzit, shtetasi Z.T., 26 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel