Pas Antonio Contes, Interi ka konfirmuar për sezonin e ardhshëm edhe mesfushorin 25-vjeçar italian, Stefano Sensi, pasi mediat italiane bëjnë me dije se klubi zikaltër ka njoftuar Sassuolon për ushtrimin e të drejtës së blerjes.
Sensi iu bashkua zikaltërve verën e kaluar në një marrëveshje huazimi me të drejtë blerjeje për shifrën e 25 milionë euro, ndërsa fillimi i aventurës me Interin ishte vërtetë për t’u vendosur në kornizë.
Futbollisti mori menjëherë një fanellë titullari dhe u bë lideri i zikaltërve të Contes, duke arritur të shënojë edhe 3 gola në javët e para, por që prej muajit tetor u shoqërua nga dëmtime të vazhdueshme, që i kushtëzuan formën.
Deri në fund të sezonit Sensi arriti të aktivizohet për një total prej 19 ndeshjesh, por zikaltrit besojnë shumë te aftësitë e 25-vjeçarit, ndaj kanë njoftuar klubin e Sassuolos se do të ushtrojnë të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij.
Top Channel