Në Hagë do të nisë apeli i Mlladiqit për burgim të përjetshëm

25/08/2020 09:39

Filloi sot në Hagë seanca për apelin e liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladic kundër dënimit me burg të përjetshëm për gjenocidin e kryer në masakrën e Srebrenicës dhe për krime tjera.

Seanca dyditore është shtyrë disa herë, pasi 78-vjeçari, ish-gjeneral, ka pasur probleme shëndetësore dhe më vonë shtyrjen e ka nxitur situata me pandeminë e koronavirusit. Mlladic, i konsideruar si Kasapi i Bosnjës, është dënuar me burgim të përjetshëm më 2017 për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe për rolin e tij në luftën civile në Bosnjë në vitet 1990. Aty përfshihet gjenocidi i kryer nga forcat e tij të serbëve të Bosnjës në një qytezë të Bosnje-Hercegovinës, Srebrenicë, në mesin e vitit 1995.

Kjo ngjarje përbën vrasjet masive më të rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore, meqë aty janë vrarë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë. Mbrojtja do të flasë e para në Tribunalin që merret me rastet e gjykatave që nuk ekzistojnë më për ish-Jugosllavinë dhe Ruandën. Më pas do të flasë prokurori.

Mlladic do të lejohet t’i drejtohet gjykatës për 10 minuta më 26 gusht. Ende nuk është bërë e qartë nëse ai do të jetë i pranishëm në sallë apo do të flasë përmes lidhjes video, nga qendra e ndalimit në qytetin holandez, Scheveningen. Mlladic u largua nga salla e gjyqit më 2017, pasi akuzoi gjyqtarët për gënjeshtra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA