E bujshme nga MLS, Neymar fillon kontaktet për t’ju bashkuar Messit në kampionatin amerikan
Sonte do të luhet në stadiumin ‘Air Albania’ një nga ndeshjet më interesante në histori të futbollit shqiptar.
Kampionia e Shqipërisë, Tirana do të përballet me kampionen e Serbisë, Crvena Zvezda në fazën e dytë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja zhvillohet nga ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”, ndërsa tifozët e Tiranës nuk kanë hezituar që të fillojnë manifestimet për skuadrën e tyre të zemrës disa orë para përballjes.
Në rrjetet sociale është shpërndarë edhe një nga banderolat e përgatitura nga tifozët e Tiranës, ku në të shkruhet një mesazh thumbues për serbët.
“Lufta e shqiptarit ka burrëri, ne nuk merremi me gratë dhe fëmijë” shkruhet në banderolën gjigante të shpalosur nga tifozët.
Nëse sonte arrin fitore Tirana, atëherë do të kualifikohej në gjysmë-finale të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.
Top Channel