Kancelarja gjermane Angela Merkel kërkoi që të gjenden personat përgjëgjes për helmimin e liderit të opozitës ruse, Aleksei Navalny. Navalny po trajtohet në një spital në Berlin, mjekët e të cilin konfirmuan gjurmë helmimi.
Substanca e saktë e përdorur nuk dihet ende, por efekti i saj është parë në disa herë në laboratore të pavarura”, thanë burime spitalore. Merkel zgjodhi të mos qëndronte indiferente.
“Duke marrë parasysh rolin e rëndësishëm të Navalnyt në politikën opozitare në Rusi, autoriteteve atje u bëhet thirrje që të hetojnë këtë akt në detaje – dhe në mënyrë transparente. “Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi”, ishin fjalët e shefes së ekzekutivit gjerman. Qeveria gjermane më herët kishte deklaruar se Navalnyt i nevojitet mbrojtje personale edhe gjatë qëndrimit në spitalin Charite të Berlinit.
Ai u dërgua Siberia në Gjermani në 22 gusht, pasi u ndje keq kur piu një filxhan çaji në aeroport dhe më pas, ra në gjendje kome. Ndihmësit e kryeopozitarit ishin të bindur që në çaj atij i ishte hedhur një substancë toksike, ndërsa mjekët rusë pretenduan se ka pasur çrregullime me metabolizmin.
Top Channel