Nga përafërsisht 31 mijë maturantë që iu nënshtruan provimeve të maturës, më pak se 22 mijë prej tyre kanë aplikuar për të vazhduar studimet në ciklin e lartë.

Por cilat janë preferencat e tyre? Në një intervistë për Top Channel na i zbulon drejtuesi i RRASH.

“Aktualisht janë 21700 maturantë që kanë aplikuar me formularin A2 për të ndjekur studimet në një universitet publik apo privat. Në ndryshim nga vitet e kaluara shikohet një trend në rritje për degët e inxhinierisë. Inxhinieria së bashku me teknologjinë informatikën kryesojnë me rreth 20 mijë aplikime, në vend të dytë vijnë shkencat mjekësore dhe infermieria që së bashku bëjnë 18000 -19000 aplikime dhe më pas renditen shkencat ekonomike me rreth 15800 aplikime. Kjo do të thotë që edhe maturantët shqiptarë po maturohen dhe po zgjedhin ato degë që sigurojnë punësim si brenda dhe jashtë vendit”, shprehet Arjan Xhelaj.

Ndërsa maturantët vijojnë të kenë të njëjtin interesim për mësuesinë, me rreth 10 mijë aplikime, ku kryesisht preferohet nga vajzat.

“Mësuesia ka pak a shumë të njëjtin trend duke qenë se s’ka as lëvizje mesatare këtë vit është një numër i mirë”.

Pas plotësimit të formularit me zgjedhjen e 10 degëve për të ndjekur studimet në universitet, renditja e fituesve publikohet në portalin UAlbania në 31 gusht e më pas koha për t’u regjistruar në degën e fituar është nga 2 shtatori deri në 15 shtator.

Maturantët do të kenë mundësi nga dita e hënë të shikojnë rezultatet në këndin e maturantëve. Kush është fitues do ketë ngjyrën jeshile. Ngjyrë të kuqe janë ato degë që je skualifikuar. Në momentin që fillon procesi i regjistrimit ditën e martë atëherë për shumë maturantë do të shfaqet edhe ngjyra e verdhë që do të thotë që ai do të jetë fitues në fazën tjetër 48 orëshe.

Për të gjithë maturantët që nuk kanë fituar degën që duan apo nëse nuk përmbushin pikët për asnjë nga preferencat e zgjedhura ata kanë mundësi në raundin e dytë për të përzgjedhur sërish 10 degë nga 19 deri në 21 shtator, si dhe ne raundin e tretë nga 12 tetori deri ne 14 tetori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA