Ka përkthyer rreth 80 libra. Xhimi Lazri ka një marrëdhënie të veçantë me gjuhët e huaja dhe me kulturat. Megjithëse ne nuk e njohim vetëm si personazh të librit, por edhe si muzikant.
Kësaj here do të flasim për pushimet e tij, kushtuar letërsisë për të rinj. Përkthimi juaj i fundit i kushtohet pikërisht kësaj letërsinë qe ne nuk e kemi shumë të elaburuar. Si ishte ky proces?
Bëhet fjalë për një autore italiane, Giulia Besa. Libri ne italisht është “Sekreti i Shokut tim më të Mire”.
Kjo është një letërsi për të rinj, por qe ndihmon të rriturit, prindërit ne veçanti te kultivojnë fëmijët e tyre, që zhvillohen dhe rritej në kontekste, të cilat tanimë prindërit nuk i ndjekin dot më.
“Unë e përmenda marrëdhënien tuaj të veçantë me kulturat dhe gjuhët e huaja, por kam përshtypjen qe ndikimin e keni mare qe në vogëli nga familja. Madje në përkthimin nga rusishtja të “Lufta nuk ka Fytyrë Gruaje” ju keni patur redaktore nënën tuaj.
“Në shtëpinë time ka ekzistuar një bibliotekë e pasur. Kishte piblicistikë shumë dhe histori që i interesonin babait tim, dhe letërsi. E cila ishte fusha e nënës sime. Shumë libra kanë qenë në rusisht, por një pjesë e mirë kanë qenë edhe në frengjisht”
“Unë ju prezantova edhe si muzikant. Kendoni shumë bukur rusisht. Cfarë kemi të re në projektet tuaja të muzikës?”
“Besoj që do dal me dicka, me një produkt, por me forma të paqarta. Sepese gjithë evoluimi im ne letërsi më ndërhyn edhe tek muzika.”
Top Channel