Që prej mesit të pandemisë zonja e parë e SHBA, Melania Trump tha se do të rinovonte Kopshtin e Trëndafilëve në Shtëpinë e Bardhë dhe në fundjavë ajo prezantoi rezultatet për publikun.
Por shumë nga komentuesit nuk mbetën të kënaqur siç ishte dhe kopshtari televiziv në Britani, Alan Titchmarsh, i cili tha se nuk do të mbetej “pa gjumë” nga ajo që pa.
“Zonja e parë nuk duhet se ka ‘gishtërinj të gjelbër’ por më shumë ‘gishtërinj betoni’ pasi ka hequr shumë nga lulet e bukura disa prej të cilave ishin mbjellë nga Jackie Kennedy që në vitet 1960-të, si dhe pemët e qershive që janë çrrënjosur dhe zëvendësuar me pllaka betoni e shkurre”, shkruante ai.
Kopshti jashtë Zyrës Ovale ka qenë jashtë vëmendjes që prej vitit 1913 deri në ardhjen e adminsitratës Kennedy.
Ndërsa iniciativa e fundit e Melanias edhe pse me qëllime pozitive nuk i “ndezi” rrjetet sociale ku prej disave krahasohej me një varrezë. Disa nga reagimet jane pjese e galerise …
Excited to honor history & celebrate the future in our beautiful @WhiteHouse Rose Garden this evening. Thank you to all who helped renew this iconic & truly gorgeous space. pic.twitter.com/ggiqLkdGbw
— Melania Trump (@FLOTUS) August 22, 2020
Top Channel