Prej muajsh, pandemia ka kushtëzuar jetesën e njerëzve.
Një nga aktivitetet më të mëdha sportive botërore siç ishin lojërat olimpike Tokio 2020, u shtyn për vitin e ardhshëm për shkak të COVID-19. Situata ekonomike në vend dhe ndihma e qeverisë nuk arriti deri tek sportistët të cilët po përpiqen të mbijetojnë, ndërkohë që Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ka vendosur një buxhet prej 100.000 dollarësh për sportistët elitar dhe të rinjtë premtues.
Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ditët e fundit ka miratuar një projekt shumë të madh, rreth 100.000 dollarë për të mbështetur gati 13 sportist të rinj pra baza është e gjerë dhe 12 sportist të cilët aspirojnë të kualifikohen në Lojrat Olimpike Tokio 2020 , janë dhe 7 sportist që përfitojnë nga bursat e solidariteti olimpik.
Për të qenë realist dhe në bazë të rezultateve dhe ftesave, ekipi ynë olimpik do të jetë i përbërë nga rreth 8 sportist, por vetëm 3 janë ata tek të cilët edhe KOKSH ka sytë për rezultate në olimpiadë.
Unë shikoj shansin tek Briken Calja, Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj të cilët janë sportist cilësor dhe me pak kujdes, me trajner më të mirë me një mjek në dispozicion me një investim më të mirë, jemi në kohë që Brikeni apo këta të tjerët të na surprizojnë.
Megjithatë deri në fund të këtij viti KOKSH duhet të organizojë zgjedhjet e përgjithshme për organet drejtuese të tij, pasi prej kohësh palët kanë një konflikt i cili ka përfunduar deri në prokurori.
Sigurisht situata nuk është pozitive, por kjo nuk do të thotë që të reflektohet tek sportistët. Unë mund të them që të gjithë anëtarët e Kmitetit Ekzekutiv, përpos problemeve që ka ky institucion, sportistët dhe trajnerët të mos kenë asnjë lloj pasoje.
Top Channel