Ilustrim

Tiranë- Një person është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Shtetasi E.Z, 33 vjeç është kapur në flagrancë nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Nr,4. Gjithashtu është bërë arrestimi i një 60 vjeçari i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjes të një policie private.

Sakaq gjatë një monitorimi nga punonjësit e Qarkullimit rrugor është bërë arrestimi i dy personave për shkaqe të ndryshme penale Për veprime të mëtejshme, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari.

Në pranga dhe 3 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.Z., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në banesë. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.H., 46 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës, punonjësin e policisë private shtetasin J.L., 60 vjeç.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë i shtetasve : J.R., 45 vjeç, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar motorrin në gjendje të dehur në masën 0.75mg/l; E.C., 21 vjeç, pasi në rrugën “5 Maji” u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatese. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA