Kancelarja gjermane Angela Merkel i bëri sot thirrje Rusisë të hetojë helmimin e mundshëm të kundërshtarit të presidentit rus Alexei Navalny dhe të ndërmerren masa për dënimin e autorëve.
Mjekët gjermanë që trajtojnë Navalny në një spital të Berlinit, thanë më herët sot se ekzaminimet treguan se ai ishte helmuar para se të humbiste vetëdijen në një aeroplan në Rusi javën e kaluar.”Ata që janë përgjegjës duhet të identifikohen dhe të ndëshkohen,” tha Merkel në një deklaratë të përbashkët me ministrin e Jashtëm Heik Maas.Rusia ende nuk e ka komentuar pretendimin e mjekëve gjermanë.
Kremlini tha të premten se ishte ende e paqartë se si Navalny u sëmur dhe se testet fillestare treguan se ‘ai nuk ishte helmuar’.Ky incident mund të përkeqësojë edhe më tej marrëdhëniet tashmë të këqija midis Moskës dhe vendeve evropiane, të cilat e kanë akuzuar atë në të kaluarën për sulm ndaj disidentëve të Vladimir Putin, të cilat Rusia i mohon.Mjekët në spitalin e Siberisë, që trajtuan së pari Navalny, thanë sot se ata kishin shpëtuar jetën e tij, por ‘nuk kishin gjetur gjurmë helmi në trupin e tij’.
Top Channel