Zjarre në Kaliforni, u shkaktuan nga 11 mijë rrufe

22/08/2020 00:59

Dhjetëra zjarre të mëdha po digjen në Kaliforni, duke vënë në pikëpyetje aftësitë e zjarrfikësve të atij shteti. Zjarret thuhet se janë shkaktuar nga rreth 11 mijë rrufe që kanë goditur gjatë këtyre ditëve të fundit.

Flakët kanë shkatërruar 175 struktura, përfshi shtëpi dhe po rrezikojnë 50 mijë të tjera, tha Daniel Berlant nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtes nga Zjarret. Në tërësi, 33 banorë dhe zjarrfikës njoftohet të kenë marrë lëndime të ndryshme.

Zjarret më të mëdha janë në pjesën veriore të Kalifornisë, ku flakët kanë përpirë rreth 1’250 kilometra katrorë tokë me shkurre, zona rurale dhe pyje të dendura përreth qytetit San Françisko. Më shumë se 10 mijë zjarrfikës të Kalifornisë po luftojnë me zjarret. Zyrtarët e lartë të departamenteve të zjarrfikësave thonë se kanë mungesa në njerëz, pajisje dhe burime.

Disa zjarrfikës po punonin me turne 72-orëshe në vend të turnit të zakonshëm 24-orësh. Kalifornia ka kërkuar 375 makineri zjarrfikëse dhe ekuipazhe nga shtetet e tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA